AKTUALITET /

Pl*gosja e kamarierit 15 vjeçar, gjendet "pistoleta stilolaps" me të cilën kolegu i tij kreu krimin

Shkruar nga Versus
Pl*gosja e kamarierit 15 vjeçar, gjendet "pistoleta stilolaps"
Arma e krimit

Pas arrestimit të 21 vjeçarit Aldi Neziri për plagosjen e një 15 vjeçari në zonën e Ali Demit në Tiranë, policia ka arritur të gjejë edhe “pistoletën stilolaps” të përdorur nga autori.

Ngjarja ndodhi në një piceri, ku i mituri punonte si kamarier ndërsa 21 vjeçari si shpërndarës me motor. Plagosja u raportua të jetë kryer nga një armë zjarri “atipike”, por pa u specifikuar.

Ndërsa gjatë kërkimeve të policisë, në rrugën “Riza Çuka” të Laprakës është gjetur arma tip stilolaps. Për konfliktin vijon të jetë në kërkim administratori i picerisë Leonardo Mejdani, ndërsa janë arrestuar 3 prej punonjësve, konkretisht Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr pamjet nga kamerat e sigurisë. Versus.al

Poll