
Seanca e dosjes “Plumbi i Artë” ka vijuar edhe këtë të martë me debate dhe akuza mes vrasësit me pagesë Nuredin Dumani që është kthyer në të penduar të drejtësisë dhe të akuzuarve të tjerë.
Në sallë palët kanë kërcënuar njëri tjetrin në prani të avokatëve dhe gjyqtarëve. Teksa Dumani ka rrëfyer marrëdhëniet e tij me Festim dhe Agron Qolit që akuzohen për vrasjen e nënë e bir.
Në një moment, la të kuptohet se po bënte një lloj kërcënimi ndaj të pandehurve të tjerë dhe aty pati ndërhyrje nga Enver Diva, i akuzuari për vrasjen e Bujar Çelës i cili ia ktheu Dumanit në të njëjtën mënyrë kërcënimin.
Pjesë nga debatet:
Avokati Ilia Ilia: Në ç’rrethana jeni njohur me Agron Qolin?
Dumani: E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga 2001-2003. Agroni në 2012 u largua në Durrës. Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira dhe hyrje-dalje familjare. Për një farë kohe unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai iahte teknik ndërtimi.
Av: Me kë punonte aty?
Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.
Av: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron e Petrit Qolit?
Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kenë punuar bashkë.
Av: a shoqërohej Agroni me Festim Qolin?
Dumani: Po patjetër, çdo natë tek lokali i Festimit ishin.
Av: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin.
Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz.
Av. Ilia: A ka pasur njohje Agron Qoli me Festim Qolajn?
Dumani: Nuk e di.
Avokati: Nga njihej Agron Qoli dhe Enea Prifti.
Dumani: Lidhja e tyre ishte Festim Qoli. Nuk vdes unë pa ju ngrënë hallvën të gjithëve nuk ma hani mua.
I pandehuri Enver Diva nga kafazi: Do e shohim ne se kush ja ha hallvën njëri-tjetrit.
Në seancën e kaluar Dumani nuk u paraqit për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërsa të pandehurit e tjerë patën akuza për të duke thënë se të gjithë mund të ishin në vendin e tij nëse do të kishin kryer vrasje dhe të kishin groposur diku miliona euro.
Dumani në njërën prej seancave në GJKKO ka rrëfyer edhe komunikime që ka pasur me të shumëkërkuarin Suel Çela dhe më pas planin me Erjon Alibejn për të kryer një sërë vrasjesh në vend. Versus.al







