AKTUALITET /

Plumbi i Artë/ Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, Alibeaj: U konsultova me Nuredin Dumanin

Alibej ka pohuar se Emiljano Ramazani ishte një person shumë i afërt me Talo Çelën dhe Mikael Qosen dhe se ai ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm deri në momentin e ekzekutimit.

Shkruar nga Versus
Plumbi i Artë/ Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, Alibeaj: U
Erjon Alibeaj

Në seancën e fundit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej, ka dhënë dëshminë e tij për dy vrasje të ndodhura në vitin 2020, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, pjesë e dosjes kriminale të njohur si “Plumbi i Artë”.

Alibej ka pohuar se Emiljano Ramazani ishte një person shumë i afërt me Talo Çelën dhe Mikael Qosen dhe se ai ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm deri në momentin e ekzekutimit.

Informacionet për lëvizjet dhe aktivitetet e Ramazanit, sipas tij, vinin nga persona të ndryshëm, përfshirë Ardjan Çollakun dhe Xhuljan Hoxhën. Ai komunikonte me Xhuljanin për të monitoruar Ramazanin, i cili rrinte shpesh në palestër.

Alibej: Nuk është që kishte një plan konkret. Emiljano Ramazani ka qenë njeri shumë i afërt i Talo Çelës, Milael Qoses. Ka qenë njeri aktiv dhe unë kisha informacione pafund për Emiljano Ramazanin. Informacionet i merja në rrugë te ndryshme, nga njerëz të ndryshëm. Ardjan Ccollaku, Xhuljan Hoxha më jepnin informacion si dhe shumë persona të tjerë. Kam komunikuar me Xhuljan Hoxhën që të shkonte ta ruante te palestra se rrinte shumë kohë në palestër. Emiljano Ramazani ka qenë gjithë kohën në vëzhgim deri kur u bë ekzekutimi. Unë dhe Xhuljano komunikonim në aplikacionin Sky Ecc.

Regis Runaj e njihja si informator dhe njeri shumë të afërt të vëllezërve Çopja, të Mikael Qoses. Njerëz që ishin ne vijmësi të krimeve që i kishin bërë familjarëve të mi. Për ekzekutimin e Regis Runaj , vendimin e kam diskutu me Nuredinin. I dergova dhe një mesazh Xhuljan Hoxhës, sepse ai më është vetëofruar për ekzekutimin e Regisit. Urdhrin për ekzekutimin e Regis Runaj e dhashë unë duke marrë dhe mendimin e Nuredin Dumanit, komunikonim bashkë.

Gjatë dëshmisë së Alibejat ndërhyn dhe Xhuljan Hoxha i akuzuar për ekzekutimin e Emilijano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik 2020-ës duke e pyetur të penduarin e drejtësisë:

Kush e dha urdhrin ti apo Nuredini?

Alibeaj shprehet se pas vrasjes së Emiljano Ramazanit kishte komunikuar me Nuredin Dumanin, një tjetër i penduar i drejtësisë. 

Alibej: E shpjegova njëherë. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit komunikova me Nuredinin. Xhuljan Hoxha do kryente vrasjen e Regis Runaj. Kur morem OK për ekzekutimin e Regis Runaj, i thash mundohu ta bësh me thikë mos të bëhej zhurmë. Dhe kështu veproi. Nuk e kam ndihmuar Xhuljan Hoxhën me sende për të kryer vrasjen, ai u dakordësua direkt. Ekzekutimin e Regis Runaj e mora vesh në radio, ose ma komunikoi Xhuljano nuk më kujtohet mirë. Xhuljano Hoxhën e takova dy ditë pas vrasjes, sepse ai atë natë iku me familjen në plazh. Ai u paraqit në komisariat, pasi doli nga aty u takuam. Me shpjegoi pjesën e ekzekutimit se si kishte ndodh. Më tha që kur më kane marrë në pyetje ishte aty edhe motra e Regisit. Më tha që motra e Regisit i kishte thenë ke te fala nga Mikaeli. Më tha që shkoi për makinën e tij te një garazh që kishte babi i tij te varrezat, kishte vesh kominoshe dhe kishte dal nëpër ferra dhe kanale dhe aty me thote kishte pritur Regisin se e dinte qe do vinte. Kur del Regisi, dal nga ferrat më thotë dhe e masakroj. Më thotë qe ishte me njerez te tjerë dhe se e masakroi, sepse të tjerët ikën më vrap./Versus.al

Poll