AKTUALITET /

“Plumbi s’është stilolaps!”/ Babai rrëfen plagosjen e të birit te Ali Demi: Shkulën kamerat dhe fshinë gjakun

I riu, që punonte pasdite si kamerier për të ndihmuar familjen, u qëllua në qafë nga një 21-vjeçar i identifikuar si Aldo Neziri, i cili u arrestua më pas nga Policia e Komisariatit Nr. 1, për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Shkruar nga Versus
“Plumbi s’është stilolaps!”/ Babai rrëfen
Piceria ku u plagos 15 vjeçari , arma stilolaps

Ngjarja e rëndë e ndodhur në picerinë “Fantazia” në zonën e Ali Demit, ku u plagos një 15-vjeçar, ka tronditur opinionin publik. I riu, që punonte pasdite si kamerier për të ndihmuar familjen, u qëllua në qafë nga një 21-vjeçar i identifikuar si Aldo Neziri, i cili u arrestua më pas nga Policia e Komisariatit Nr. 1, për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, babai i të miturit tregoi mes emocioneve dhe zemërimit detaje të rënda që pasuan ngjarjen:

“Plumbi është plumb pistolete, jo plumb stilolapsi. Kanë dashur ta fshehin ngjarjen, kanë fshirë gjakun me facoleta dhe kanë shkulur kamerat që filmonin. Djali im kishte vetëm një muaj që punonte aty, shkonte në shkollë paradite dhe pasdite punonte për të mos qëndruar kot.”

Sipas Policisë, përveç autorit të dyshuar, janë arrestuar edhe pronari i lokalit Leonardo Mejdani dhe tre punonjës të tjerë: Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi dhe pengim të drejtësisë.

I ati i të miturit sqaroi se nuk kishte asnjë konflikt të mëparshëm mes djalit dhe autorit dhe se ky i fundit e ka qëlluar pa paralajmërim, me armën që, sipas tij, e mbante gjithmonë me vete.

I riu i plagosur iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr plumbin nga zona e qafës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia shpalli në kërkim pronarin e picerisë dhe arrestoi 3 punonjësit për moskallëzim krimi. Versus.al

Poll