Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka pranuar fajësinë mbi krimin e rëndë që tronditi vendin pasditen e sotme.
30 vjeçaei Shkambi pas ekzekutimit nuk është larguar nga ambientet e Gjykatës së Apelit ku dhe u regjistruan të shtënat.
Ai priti efektivët e policisë ku dhe dëshmoi se ai është autori. Nga detajet e reja mësohet se gjatë dëshmisë ai nuk ka shfaqur shenja pendese.
“Po më bini në qafë”, kanë qenë fjalët e 30-vjeçarit para hetuesve. Versus.al







