
Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit ditën e sotme në spitalin rajonal të Durrësit.
Efektivi i burgjeve, i cili ka ndjekur Ndocin gjatë momentit të tij të largimit, madje duke qëlluar edhe një herë në ajër, është identifikuar si Fatjon Baci.
Baci është i njëjti efektiv, i cili vitin e kaluar është përfshirë në një tjetër episod të shqyrtuar nga drejtësia, por këtë herë me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Ky efektiv i ka dhënë telefonin e tij Veliajt në furgonin e burgut, teksa ky i fundit transportohej nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë.
Prej këtij episodi, Veliajt iu shtua edhe një tjetër akuzë, ajo e “futjes së sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”.






