
Disa të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme kanë tronditur fshatin Pllanë të Lezhës.
Nga informacionet paraprake është mësuar se është qëlluar me armë në drejtim të një personi, por që për fat të mirë nuk është plagosur.
Një telefonatë rreth orës 19:00 ka mbërritur në sallën operative pranë policisë së Lezhës ku thuhet se është qëlluar me armë drejt shtetasit me iniciale A.H.
Por kur policia ka mbërritur në vendngjarje nuk ka gjetur gëzhoja në vendin ku dyshohet se është qëlluar.
Për ngjarjen policia ka shoqëruar A.H në polici ku po jep dhe deklaratën e tij në lidhje me këtë ngjarje, dhe nëse ka mundur të identifikojë autorët që kanë qëlluar në drejtim të tij./Versus.al








