AKTUALITET /

Policia rrugore apel qytetarëve: Automjetet që bllokojnë korsitë publike do të zhvendosën në komisariat

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se, për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin, janë ndërmarrë masa të reja për të liruar hapësirat e zëna nga parkimet e gabuara.

Shkruar nga Versus
Policia rrugore apel qytetarëve: Automjetet që bllokojnë
Pamje nga operacioni

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se, për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin, janë ndërmarrë masa të reja për të liruar hapësirat e zëna nga parkimet e gabuara.

Në këtë kuadër, automjetet që parkojnë në korsitë e dedikuara për transportin publik, korsitë e emergjencës dhe vendkalimet për këmbësorë do të spostohen dhe zhvendosen në komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës.

Sipas Policisë Rrugore ky aksion u ndërmorr pasi këto parkime pengojnë lëvizjen e automjeteve dhe behen shkak për bllokime në trafik.

Njoftimi i Policisë:

DREJTORIA VENDORE E POLICISË TIRANË
Me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve, shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë kanë ndërmarrë një sërë masash për lirimin e hapësirave të zëna nga parkimet e gabuara, të cilat pengojnë lëvizjen dhe rrjedhshmërinë e trafikut.

Në kuadër të këtyre masave, automjetet e parkuara në korsitë e dedikuara për transportin publik (autobusë, taksi), në korsitë e emergjencës, në vendkalimet e këmbësorëve apo në zona ku krijohen bllokime në qarkullim, po spostohen dhe zhvendosen në pikën e ruajtjes pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të parkojnë duke respektuar sinjalistikën rrugore, për të shmangur penalitetet administrative dhe masat e tjera ligjore që do të zbatohen ndaj shkelësve.

Ftojmë qytetarët të raportojnë shkeljet që pengojnë lëvizjen dhe sigurinë, për rrugë më të sigurta dhe më të rregullta./Versus.al

Poll