Për shkak të regjistrimit të aksidenteve të shtuara rrugore ditët dhe javët e fundit në vendin tone, policia rrugore ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e automjeteve.
Duke rikujtuar rregullat dhe kodin rrugor, të cilat duhet të respektohen me qëllim shmangien e aksidenteve, policia rikujton shtimin e masave parandaluese nga instancat, përfshirë radarët dhe makinat inteligjente.
Njoftimi i Policisë:
Udhëtoni me jetën në mendje, që mbërritja në destinacion të jetë e sigurt! Familja ka nevojë për ty!
????Policia Rrugore rrit masat parandaluese duke intensifikuar kontrollet me makina inteligjente????, radarë????, dronë dhe alkool-testues, në të gjitha akset rrugore dhe qendrat e banuara.
????Mos drejtoni automjetin me shpejtësi që varion 3 deri në 3.5 herë më shumë se limiti i lejuar, në tunele apo akse rrugore kombëtare duke u kthyer në rrezik të madh për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!
????Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën. ‼️
Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit! ????
????Mos kryeni parakalime të gabuara dhe qëndroni në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të madh përgjatë fundjavës, kryesisht në zonat bregdetare dhe ato turistike.
Përqëndrohuni në timon! Për shkak edhe të lagështirës si pasojë e motit me reshje shiu, rreziku është më i lartë për përfshirje në ngjarje rrugore. ☔
Në të gjitha rrugët e vendit, 24/7, është prezente Policia Rrugore me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Kontribuoni të gjithë për sigurinë rrugore! ✅ /Versus.al/








