
Të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, në seancën e kësaj të enjte në Gjykatën e Posaçme, në kuadër të shqyrtimit të dosjes ‘Plumbi i Artë’.
Alibej flet dhe për përfshirjen e uniformave blu dhe drejtuesve më të lartë në Elbasan me bandat kriminale që operonin në qytet.
Alibej gjatë dëshmisë së tij ka treguar se si është lidhur me një punonjës policie për të pasur akses në sistemin TIMS, për të marrë informacione të detajuara për personazhe që i duheshin.
Dëshmia e Erion Alibeajt:
Alibej: I thashë Suel Çelës që një nga gjuajtësit është ushtari jotë, një shkodran që thirrej “naqo”. Sueli i shkuajti direkt atij. Pastaj në bisedë i thashë po me avokat Ravikun cfarë patet. Më tha i futi hundër shumë tek “Maçi”, kam fol shumë aty me Suelin dhe më garantoi së janë Çopjat pas asaj që më ndodhi
Tek Ardian Çollaku që sot është i ndjerë mora informacion, por unë u lidha dhe me një punonjës policie, i dhashë një Skyecc, kisha akses në TIMS përmës tij, kërkoja informacion për emra ai më cconte me foto të dhënat, emrin spo e them se eshte ne hetim
Prokurori: S'ka nevojë se është objekt i këtij gjykimi
Alibej: Nga ky person mora vesh se nga hetimet kishte dal një motorr që ndiqte Range Rover, mora vesh që Altin Qato ishte drejt zbardhjes së ngjarjes por nuk e di nuk e lan dhe e larguan nga aty, erdhi Arjan Muça më pas drejtor./Versus.al







