AKTUALITET /

Prej kohësh luftonte me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta prifti At Nikolla Marku

Prifti i Kishës “Shën Maria” në Elbasan konsiderohej si një zë i pavarësisë fetare dhe i dinjitetit kombëtar, duke u përplasur ndër vite me kreun e kishtës Ortodokse, të ndjerin Anastas Janullatosin.

Shkruar nga Versus

Prej kohësh luftonte me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta

At Nikolla Marku, 77 vjeç, u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës pasi prej kohësh luftonte me një sëmundje të rëndë.

Prifti i Kishës “Shën Maria” në Elbasan konsiderohej si një zë i pavarësisë fetare dhe i dinjitetit kombëtar, duke u përplasur ndër vite me kreun e kishtës Ortodokse, të ndjerin Anastas Janullatosin të cilin e akuzonte për uzurpim të kishës shqiptare dhe ndikim grek në çështjet fetare vendase.

Ceremonia mortore do të mbahet këtë të dielë në orën 17:00, ku familjarë, miq, bashkëqytetarë dhe besimtarë do t’i japin lamtumirën e fundit. Kujtojmë se At Nikolla ishte një prift i vetëshpallur i besimit ortodoksë dhe nuk njihej nga Kisha Ortodokse autoqefale e Shqipërisë. Versus.al

Poll