
Për fundjavën, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të përfshihet nga temperature të ulëta dhe prezencë ngricash në disa akse rrugore. Megjithatë kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore kryesisht nga orët e mesditës.
Prezencë e mjegullës lokale / mjegullinës përgjatë zonave luginorenë orët e mëngjesit e të mbrëmjes, si dhe ngricave përgjatë akseve rrugore në lindje e verilindje të territorit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 12m/sek shoqëruar me valëzim në dete 1-2ballë.
