AKTUALITET /

Prokurorët e SPAK propozojnë Joni Ketën për drejtues të Byrosë Kombëtare

Treshja e prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra kanë rënë dakort që Keta të jetë kandidati i vetëm për votim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, çka pritet të ndodhë më 11 dhjetor.

Shkruar nga Versus

Prokurorët e SPAK propozojnë Joni Ketën për drejtues të

Joni Keta, zëvendësdrejtuesi dhe drejtuesi i komanduar i Byrosë Kombëtare të Hetimit, është propozuar zyrtarisht nga SPAK për të marrë drejtimin e “FBI-së” shqiptare pas një gare katër mujore.

Treshja e prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra kanë rënë dakort që Keta të jetë kandidati i vetëm për votim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, çka pritet të ndodhë më 11 dhjetor.

Joni Keta ka udhëhequr BKH-në si i komanduar për disa muaj, dhe tashmë kandidatura e tij po shkon drejt miratimit, duke qenë favorit për mandatin e radhës.

Votimi në KLP do të përcaktojë nëse ai do të qëndrojë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit për pesë vitet e ardhshme, institucion që mbikëqyr hetimet e nivelit të lartë në Shqipëri.

7 Garuesit për kreun e BKH-së:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Joni Keta./Versus.al

Tags:

joni keta

Poll