AKTUALITET /

Protesta para Bashkisë së Tiranës, policia prezanton planin e masave! Ja rrugët që do të bllokohen

Blutë kanë bërë thirrje të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit.

Shkruar nga B.SH

Protesta para Bashkisë së Tiranës, policia prezanton planin e

Sot mbahet sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, një protestë e organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Veliajt.

Policia ka publikuar planin e masave, duke njoftuar bllokimin e disa rrugëve, plotësisht dhe pjesërisht.

Blutë kanë bërë thirrje të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit.

Njoftimi: 

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: