Tiranë- Pesë persona janë vënë nën hetim nga policia për protestën e zhvilluar ditën e djeshme para bashkisë së kryeqytetit. Mes tyre janë edhe zyrtarë të PD dhe Partisë së Lirisë.
Janë referuar materialet për D.T, Adriana Kalaja Klevis Balliu, E.E dhe Tedi Blushi. Të proceduarit akuzohen për protestë të paligjshme dhe bllokimin e rrugës duke penguar qarkullimin e qytetarëve.
Kjo ishte protesta e 42-të e zhvilluar ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj për të cilin opozitarët pretendojnë se është përfshirë në afera korruptive. Versus.al








