Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, vendosi të shtyjë mbledhjen për 20 minuta për të pritur nënkryetarin Oerd Bylykbashin, i cili kërkoi të merrte pjesë gjatë shqyrtimit të draftit.
Megjithatë, deputetja e Fierit, Zegjine Çaushi, duket se nuk u pajtua me këtë vonesë dhe kërkoi që mbledhja të vijonte, duke pyetur: “Pse duhet pritur?” Ndërsa Manja i kujtoi se në grupin parlamentar ekziston një hierarki që duhet respektuar.
Pjesë nga momenti:
Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.
Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur?
Manja: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.
