
Personi që shikoni në foto është 47 vjeçari shqiptar Artur Bashimi i njohur dhe Artur Turabi i ekzekutuar mbrëmjen e së hënës (18 shkurt) në në zonën e Shën Panteleimonit në Athinë.
Sipas mediave greke, ai u qëllua në kokë në rrugën Mihail Voda dhe gjeti vdekjen në vend.
Bashimi, i lindur më 10 prill 1978, me origjinë nga Gjirokastra ishte i njohur për autoritetet greke, pasi në vitin 2022 ishte arrestuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vjedhje ndaj udhëtarëve në mjetet e transportit publik në Athinë.
Gjithashtu 47 vjeçari është vëllai i Marsel Bashimit i njohur edhe me mbiemrat Shkurtaj ose Gozhita, 38 vjeç, i cili ka një dosje të gjatë kriminale si në Shqipëri dhe Greqi.
Marsel Bashimi u arrestua në korrik të vitit 2022 në Greqi, së bashku me Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, pwr armbwmbatje pa leje. Dy të fundit akuzohen në Shqipëri për vrasjen e policit Artan Cuku në Tiranë, në vitin 2017.
Dosja e gjatë penale e Marsel Bashimit
Në Shqipëri:
Në nëntor 2014 u arrestua në Lazarat për grabitjen me dhunë të një 20-vjeçareje, të cilës i mori telefonin nën kërcënimin e thikës.
Në Greqi:
14.06.2007: U arrestua në Filat për shkelje të ligjit për të huajt.
16.07.2009: U arrestua në Athinë për “vjedhje, grabitje, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge”.
26.08.2013: U kap në Trikala për t’u dëbuar nga Greqia, pasi konsiderohej i rrezikshëm për rendin publik.
04.08.2019: Akuzuar për falsifikim dokumentesh identiteti.
11.08.2019: Arrestuar për armëmbajtje pa leje (pistoletë dhe thikë).
27.08.2021: I kapur sërish me thikë, të cilën tentoi ta hidhte në kosh plehrash për t’i shpëtuar policisë.
21.01.2022: Përsëri i arrestuar për mbajtje tw armw tw ftohta
10.02.2022: Akuzuar për tentativë vrasjeje dhe dhunë ndaj efektivëve të policisë, pasi goditi me thikë një person pas një sherri dhe më pas iu kundërvu policëve që tentuan ta arrestonin.
11.02.2022: Përfshihet në një dosje të gjerë kriminale me 41 persona, ku 30 u arrestuan. Grupi akuzohej për vjedhje portofolash e celularësh në metro, autobusë të Athinës.
Hetimet
Autoritetet greke po hetojnë pistat e mundshme për ekzekutimin e 47-vjeçarit, ndërsa një nga versionet kryesore lidhet me larje hesapesh brenda botës së krimit./Versus.al







