AKTUALITET /

QSUT nis terapitë hormonale për transgjinorët! Paguhen nga shteti, mund të kryhen nga mosha 14 vjeç

Urdhri është firmosur nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Shkruar nga Versus

QSUT nis terapitë hormonale për transgjinorët! Paguhen nga

Ndërkohë që populli pret të zgjidhen problemet e ilaçeve për pacientët me sëmundje të rëndë dhe të përmirësohen kushtet në spitale, QSUT ka vendosur të merret me ofrimin e shërbimeve për personat transgjinorë.

Me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që mban firmën e zv.ministres Eugena Tomnini, tashmë do të ketë një protokoll klinik që përcakton të gjitha kriteret mjekësore, procedurat dhe monitorimin e procesit të transgjinorëve që do të mbulohet tërësisht nga fondet publike të sigurimeve shoqërore.

QSUT nis terapitë hormonale për transgjinorët! Paguhen nga

Pse tani?

Në Shqipëri deri së fundmi nuk ka patur një protokoll të tillë për shkak të mungesës së një kuadri ligjor. Kështu persona që kërkonin të kryenin këtë process, detyroheshin t’u drejtoheshin klinikave private jashtë kufijve, kryesisht në Serbi apo Maqedoni të Veriut ku këto operacione kanë kosto shumë të larta.

Trajtimi do të përfshirë terapinë me testosterone për burrat transgjinorë dhe trajtimin me estrogjen e anti-androgjenë për gratë transgjinore. Por ajo çfarë shkakton më shumë debate është fakti se një proces i tillë mund të fillojë nga mosha 16 vjeç, por mund të konsiderohet edhe mosha 14 vjeçare në varësi të vlerësimit të pjekurisë së adoleshentëve. Përpara se të nisë marrja e hormoneve, pacientët do t'i nënshtrohen një vlerësimi të gjatë mjekësor dhe psikosocial, analizave laboratorike dhe do të duhet të nënshkruajnë një fletë pëlqimi ku pranojnë se janë njohur me efektet anësore afatgjata, përfshirë ndikimin e pakthyeshëm në fertilitet.

Ky hap shënon përmbushjen e një kërkese të hershme të organizatave të komunitetit LGBTQI+ në Shqipëri për të garantuar aksesin e tyre në shëndetësinë publike. Versus.al

Poll