
Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit kanë arritur marrëveshje me përfaqësuesit e qeverisë dhe pushtetit vendor lidhur me subvencionin e mundshëm për litrat e karburantit që shpenzojnë gjatë periudhës së krizës kur çmimi i naftës mbetet i lartë.
Duke nisur nga sot, transporti publik i rikthehet normalitetit pas kaosit të shkaktuar një ditë më parë me reduktimin e flotës së autobusëve me 40%.
“Patëm një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe nënkryetaren e bashkisë, u dakordësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do të ketë subvencion lekë për litër, por do të jetë në diskutim si vlerë.
Nga sot do të vazhdojë transporti me kapacitet të plotë, se edhe operatorët duan ta ofrojnë shërbimin siç duhet për shkak të asaj që u pa këto dy ditë. Do të kemi edhe takim tjetër javën që vjen për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike, si TVSH, akcizë, kategoritë që udhëtojnë falas.”- thuhet në njoftimin e shoqatës. Versus.al

