
Artan Hoxha, rektori i Universitetit të Tiranë, me një vendim të pazakontë ka pezulluar nga detyra Dorina Hoxhën, dekanen e fakultetit të Drejtësisë. Mësohet se pezullimi do jetë i vlefshëm deri në përfundim të procedurave të rëndësishme institucionale që lidhen me zgjedhjen e përfaqësuesve akademikë në sistemin e drejtësisë.
Sipas rektorit, vendimi bazohet në ligjin për arsimin e lartë dhe rregulloret e brendshme të universitetit, me argumentin e ruajtjes së paanshmërisë institucionale dhe shmangies së konfliktit të interesit gjatë procesit të zgjedhjeve për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Gjatë kësaj periudhe, detyrat e dekanit do të ushtrohen nga Prof. Dr. Skënder Kacupi. Versus.al

