AKTUALITET /

Reshje gjatë natës, veriu dhe juglindja zgjohen nën dëborë, bllokohet zona e Qafë Thorës

Shkruar nga Versus

Reshje gjatë natës, veriu dhe juglindja zgjohen nën

Gjatë natës në disa zona të vendit ka patur reshje shiu, ndërsa orët e para të mëngjesit kanë sjellë dëborë në veri të Shqipërisë dhe juglindje.

Reshje dëbore ka patur në: Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Fierzë–Bajram Curri, Kukës–Krumë, Kukës–Shishtavec, Hani i Hotit-Vermosh, Bogë-Theth.

Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Tre Urat.

 

Deri më tani e bllokuar është vetëm zona e Qafë Thorës ku ka patur rënie të vazhdueshme ortekësh, ndërsa të gjitha akset e tjera janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht. Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje shoferëve që të përdorin goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve rrugore ku ka prezencë dëbore. Versus.al

Poll