
Pronarja e restorantit “Villa Gjeçaj” që u shkrumbua nga zjarri një javë më parë, Aida Gjecaj foli për ngjarjen e ndodhur dhe ecurinë e hetimeve për zbardhjen e shkakut të flakëve. Në një intervistë për Euronews Albania ajo foli edhe për aksionin që kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë së fundmi në fshatin turistik.
Duke mos i mbajtur dot emocionet, Gjeçaj tha se kishte patur dëshirë që të shihte Thethin njëjtë me standartet e vendeve të tjera të Evropës si Italia, Zvicra apo edhe Austria. Përsa i takon aksionit të prishjes së ndërtimeve, ajo tha se ishte momenti më i gabuar dhe shtoi se ka paqartësi në arsyen që e ka shtyrë Ramën të marrë këtë nismë.
"Dëshira ime ishte ta kisha Thethin si ato Alpet e Italisë që am vizituar, ato fshatrat me rrugë të sistemuara, me shtëpitë alpine, dhe stilin që e dallon në çdo që ti e dallon ne çdo luginë që vete nga Italia në Slloveni apo në Austri apo dhe Zvicër. Unë nuk e di pse tani, sepse tani është momenti më i keq vërtet, jemi në mes të sezonit dhe kemi turistë të cilët po anulojnë janë në traumatizuar, refuzojnë dhe të bëjnë ecje, shohin situatën dhe kam frikë, Nuk e di pse tani jemi mu në mes të sezonit dhe përtej të gjitha dëmet rrezikohet dhe humbja e sezonit”, tha ajo.
Përsa i takon zjarrit, ajo tha se e vetmja gjë që dihet deri tani është se nuk ka qenë shkak një shkëndijë elektrike. Aida e cila është bashkëshortja e agjentit të BKH-së Petrit Gjeçaj tha se bëhej fjalë për rastësi të keqe pasi më herët ajo ka qenë e ftuar në podkastin e kryeministrit Edi Rama dhe tashmë restoranti i saj u shkrumbua ndërkohë që aksioni për shembjen e strukturave pa leje të të tjerëve ishte në vijim e sipër. Versus.al







