AKTUALITET /

'Rrahja dhe varrosja e shpejtë pa autopsi'/ Corriere ngre misteret rreth vdekjes së menaxherit Edoardo Sarchit në Salari

 Gazeta e njohur italiane Corriere della Sera ka publikuar një artikull të gjatë mbi vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Shqipëri, duke e përshkruar ngjarjen si një histori të mbushur me mister, kontradikta dhe dyshime për manipulime dhe fshehje të qëllimshme.

Shkruar nga Versus
'Rrahja dhe varrosja e shpejtë pa autopsi'/ Corriere ngre
Vendi i krimit dhe, djathtas, Edoardo Sarchi, 44 vjeç

Tirana, Shqipëri – Gazeta e njohur italiane Corriere della Sera ka publikuar një artikull të gjatë mbi vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Shqipëri, duke e përshkruar ngjarjen si një histori të mbushur me mister, kontradikta dhe dyshime për manipulime dhe fshehje të qëllimshme.

Sipas hetimeve të medias italiane Corriere della Sera, ngjarja nuk ka qenë një vrasje me armë zjarri, por sipërmarrësi u masakrua me goditje shkopi në kokë. Burri i shpallur në kërkim nga policia, i lidhur fillimisht me ngjarjen, duket se nuk ka lidhje me vrasjen.

Tre persona, shokë dhe bashkëpunëtorë të Sarchit, shkruan media italiane kanë dhënë versione kontradiktore: njëri flet për një sulm të papritur nga një i panjohur me armë, tjetri për një përplasje dhe konflikt mes Sarchit dhe agresorit, ndërsa një tjetër version e paraqet ngjarjen si një aksident gjatë një gjuetie. Megjithatë, në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë, duke përforcuar faktin se instrumenti i vrasjes ishte një shkop.

Hetimi u komplikuar edhe më shumë pasi, me kërkesën e bashkëshortes së viktimës, e cila zotëron pjesë të kompanisë, vazhdon më tej kjo medie, funerali dhe varrimi u kryen menjëherë dhe në mënyrë private, pa autopsi paraprake dhe pa veprimet standarde hetimore. Hetuesit duket se janë orientuar të nxjerrin përfundimet sipas bindjeve të tyre.

Aktualisht kërkohet një 48-vjeçar, i akuzuar për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, në shtëpinë e të cilit u gjetën pushkë gjahu dhe fara kanabisi.

Sipas Corriere della Sera, personat që shoqëronin biznesmenin nuk janë figura të zakonshme, por anëtarë të një familjeje me lidhje të hershme politike dhe të akuzuar për marrëdhënie me rrjete kriminale ndër vite. Ky detaj, sipas medias italiane, i jep ngjarjes një dimension edhe më të ndërlikuar./Versus.al

 

Poll