AKTUALITET /

Rrezikuan jetën e pushuesve, bllokohen 2 gomone në Vlorë! Gjoba "të majme" për pronarët

Mjetet lundruese shkelën perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushtuesve.

Shkruar nga B.V
Rrezikuan jetën e pushuesve, bllokohen 2 gomone në Vlorë! Gjoba
Një prej dy gomoneve të sekuestruara

Vlorë- Dy mjete lundruese tip “gomone” janë bllokuar nga njësia policore detare në Palasë dhe Zvërnec pasi dyshohet se shkelën perimetrin e sigurisë duke rrezikuar kështu jetën e pushuesve.

Për pasojë drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me nga 100 mijë lekë secili. Skafet u bllokuan nga njësia policore detare.

“Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore, vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha zonave bregdetare dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe professional”- njofton policia. Versus.al

Poll