
Biznesmeni Elman Abule, i pandehur në dosjen për të cilën mbahet në paraburgim kryebashkiaku Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme ku do të zhvillohet seanca paraprake ndaj tyre.
Abule i cili ndodhet prej muajsh nën masën e sigurisë "arrest shtëpie", akuzohet nga SPAK për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt. Çdo herë që është paraqitur në ambientet e institucioneve të posaçme të drejtësisë, Abule nuk ka dhënë komente për gazetarët.
Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej 10 shkurtit, pasi akuzohet nga SPAK për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli, akuzë që iu shtua për shkak se detyroi njërin prej efektivëve t'i jepte telefonin për të komunikuar me familjarë të tij. Versus.al


