Në total prej 202 kilogramë kokainë janë sekuestruar si kurrë më parë në shtetin fqinj, Itali.
142 kilogramë janë gjetur brenda katër makinave tre prej të cilave ishin të parkuar në parkingun e varrezave në komunën e Agratit, Milano, ndërsa 60 kilogramë të tjera në një makinë diku aty afër.
Nga operacioni janë vënë në pranga dy shqiptarë ku njëri prej tyre kishte marrë me qira një garazh dhe një apartament prapa qendrës së biznesit ku karabinierët italian kryen disa kontrolle.
Ndërkohë karabinierët në Milano kanë vijuar me arrestimin e një personi tretë, gjithashtu shqiptar brenda një makine me targa angleze ku dy personat e mësipërm të arrestuar i kishin dorëzuar atij një ngarkesë tjetër prej 60 kilogramë kokaine.
Në kuadër të të njejtin operacion në apartamentet e marra me qira nga shqiptarët e arrestuar u gjetën dhe mijëra euro të falsifikuara.
Nga një vlerësim i parë i përafër vlera e kokainën së sekuestruar në treg mund të shkonte mbi 15 milionë euro./Versus.al







