Vlorë- Një 44 vjeçare e identifikuar si Zyhra Korra me banim në Durrës është arrestuar nga policia e Sarandës pasi dyshohet se kishte kërcënuar dhe shantazhuar një grua në rrjetet sociale duke i kërkuar 50 mijë euro.
Pas denoncimit të bërë nga e shantazhuara, policia zbuloi se autorja kishte arritur t’i merrte 5 mijë euro 39 vjeçares nga Saranda, ndërsa tashmë i kërkonte shumën prej 50 mijë eurosh duke e shantazhuar në rrjetet sociale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







