
Lorenc Shehu është drejtori i komanduar në postin e shefit të Qarkullimit Rrugor në Tiranë duke pasuar Roven Zekën i cili u la dje në qeli nën dyshimin se ka kryer veprën e korrupsionit pasiv duke marrë 2 mijë euro ryshfet për të shpëtuar nga arrestimi gruan e një personi nën hetim.
Aktualisht Shehu është shef i sektorit të trafikut në DPPSH dhe përkohësisht do të mbajë edhe detyrën e shefit të Qarkullimit Rrugor.
Në seancën e zhvilluar dje në GJKKO, Roven Zeka dhe shefi i sektorit të aksidenteve Sokol Novaku mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen e pretenduar nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme nëpërmjet përgjimeve ndaj një personi nën hetim arriti të zbulonte se Zeka dhe Novaku kishin marrë 2 mijë euro ryshfet për të shpëtuar nga arrestimi, gruan e tij e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik më 16 prill. Versus.al








