AKTUALITET /

Sherr te kavalishenca në Durrës, të rinjtë dhunojnë rojen e sigurisë që u kërkoi qetësi për pushuesit

Mësohet se një grup të rinjsh kanë ofenduar dhe dhunuar punonjësin e sigurisë në kavalishencë.

Shkruar nga Versus

Sherr te kavalishenca në Durrës, të rinjtë dhunojnë

Durrës- Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pasditen e djeshme në plazhin e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme që njihet si Kavaleshenca, ku janë përfshirë disa pushues dhe një punonjës i plazhit që kujdesej për rregullin dhe mirëmbajtjen e çadrave.

Përplasja nisi pas një paralajmërimi që punonjësi i plazhit u ka bërë dy të rinjve, të cilët po luanin me top pranë zonës së çadrave, duke shqetësuar pushuesit e tjerë. Kaq mjaftoi që të niste një konflikt verbal që më pas ka degraduar në dhunë fizike.

Punonjësi u ofendua dhe u shty nga të rinjtë të cilët e hodhën në tokë duke sjellë një përshkallëzim të situatës. Falë ndërhyrjes së pushuesve të tjerë shumica e të cilëve ishin punonjës policie, situata pati një normalizim.

Asnjë njoftim nuk është dhënë nga policia e Durrësit lidhur me konfliktin duke e mbyllur rastin me kaq. por për disa pushues ngjarja ësthë tejet shqetësuese pasi tregon pasigurinë në një prej plazheve që supozohet të jetë mes më të sigurtëve. Versus.al

Poll