AKTUALITET /

Sherri nisi nga muzika e lartë.../ Detaje nga ngjarja e rëndë në Tropojë ku mbeti i vrarë 24 vjeçari

Shkruar nga B.SH

Sherri nisi nga muzika e lartë.../ Detaje nga ngjarja e rëndë

Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit Saimir Sadiku, 40 vjeçarit, i cili dy ditë më parë gjatë një konflikti në një lokal në fshatin Breg-Lumë, të Tropojës, ekzekutoi me thikë 24-vjeçarin Adrian Pepkolaj.

Ndërkohë detaje të reja janë zbadhur nga ngjarja që dyshohet se nisi me një debat për muzikën e lartë në lokal.

Sherri nisi mes dy grupeve të rinjsh të cilët ishin nën efektin e alkoolit.

Në përplasjen me njëri-tjetrin, ata kanë përdorur shishe qelqi dhe thika.

24-vjeçari, Adrian Pepkolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa të plagosur mbetën vëllai i tij Valentin Pepkolaj dhe Shkëlzen Kukaj.

E  ndërsa Saimir Sadiku është ende në arrati në pranga ranë shokët e tij, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj./Versus

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: