Pas një muaji është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së Flori Paluçit, 21 vjeçari Daniel Pepa.
Pas tragjedisë së ndodhur ku dy të rinj mbetën të vrarë me armë zjarri për një konflikt banal, u zbulua se njëri prej tyre, Flori Paluci kishte precedentë penalë në Itali.
Si ndodhi tragjedia në qytezën e vogël?
Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 tetor të këtij viti në ambjentet e një lokali në Manëz.
Shkak për gjithçka është bërë një kafe e kërkuar prej autorit Daniel Pepa, 21 vjeç. Ky i fundit kishte shkuar në lokalin ku ndodhej edhe Flori Paluci dhe i kishte kërkuar kamarierit që t’i bënte një kafe.
Kamarieri i ishte përgjigjur duke thënë se ekspresi ishte fikur që në orën 00:00 ndërsa ora shënonte rreth 01:45. Kaq ka mjaftuar që Pepa të shpërthente në fyerje, gjë që solli më pas edhe reagimin e Flori Palucit i cili i kishte dalë në mbrojtje kamarierit.
Pas përplasjes mes tyre, Pepa është larguar dhe është rikthyer sërish pas pak minutash me shokun e tij Aranit Kurti dhe me një tjetër 21 vjeçar i cili po ashtu është i arrestuar.
Përplasja mes tyre u zhvendos jashtë lokalit ku 33 vjeçari Flori Paluci u përlesh fizikisht me ta dhe më pas qëlloi me armë zjarri në tokë për t’i larguar.
Kjo bëri që edhe Daniel Pepa të nxirrte armën dhe ta qëllonte.
Pas kësaj, Paluçi ka qëlluar drejt tij dhe Aranit Kurtit. Ky i fundit së bashku me Palucin ndërrruan jetë për shkak të plagëve të marra./Versus.al
