Janë zbardhur detaje të reja nga konfikti i djeshëm me armë në Laprakë.
Dy kushërinjtë Elvis Nela dhe Mario Nela kanë pasur përplasje mes tyre në Gjermani për pazare droge, konflikt të cilin e kishin lënë ta sqaronin në Shqipëri.
Pasi Mario Nela ka mbërritur në Shqipëri ai është takuar menjëherë me Elvis Nelën për tu sqaruar.
Diskutimi më pas ka degraduar në përplasje me armë ku dyshohet se Mario Nela ka plagosur me armë Elvis Nelën.
Ky i fundit ka shkuar vetë në spital teksa është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shpallur në kërkim Mario Nelën ndërkohë ka arrestuar babain e tij Gentjan Nela dhe vëllain e tij Emanuelin./Versus.al







