AKTUALITET /

Shkarkimi i Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave dërgon argumentet në GjK: Nuk u paraqit në detyrë 3 muaj!

Në dokumentacionin e depozituar, theksohet se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar më 23 shtator 2025 vendimin nr. 69, pas konstatimit të pamundësisë fizike të Veliajt për të ushtruar detyrën që prej 10 shkurtit 2025.

Shkruar nga Versus
Shkarkimi i Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave dërgon argumentet
Erion Veliaj

Këshilli i Ministrave ka dorëzuar zyrtarisht pranë Gjykatës Kushtetuese parashtrimet ligjore që mbështesin vendimin për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në dokumentacionin e depozituar, theksohet se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar më 23 shtator 2025 vendimin nr. 69, pas konstatimit të pamundësisë fizike të Veliajt për të ushtruar detyrën që prej 10 shkurtit 2025.

Kjo pamundësi, sipas parashtrimeve, lidhet me masën e sigurisë “arrest me burg” të vendosur ndaj tij, e cila është konfirmuar në mënyrë të përsëritur nga gjykatat, pavarësisht kërkesave për zëvendësim me një masë më të butë.

Në relacionin e Këshillit të Ministrave theksohet se mungesa e zgjatur e Veliajt në detyrë për më shumë se tre muaj përbën shkak të ligjshëm për shkarkim, në përputhje me nenin 62, shkronja “c” të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

“Fakti juridik i pamundësisë për ushtrimin e funksionit publik është i qartë dhe i padiskutueshëm”, përmbyllet në dokumentin e dërguar në Gjykatën Kushtetuese./Versus.al

Poll