AKTUALITET /

Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarrin e shuan banorët! Evakuohen dhjetëra turistë

Ngjarja vjen pak orë pas aksionit të nisur nga IKMT prej disa ditësh për të shembur strukturat e ngritura nga persona të ndryshëm në fshatin turistik duke i konsideruar si objekte pa leje.

Shkruar nga Versus

Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarrin e shuan

Shkodër- Një zjarr i madh ka shkrumbuar një restorant në zonën e Thethit gjatë orëve të para të mëngjesit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në gjithë restorantin rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe fillimisht u vu re nga familjarët të cilët ndërhynë menjëherë për të ndalur përhapjen e flakëve drejt bujtinës ngjitur.

Për shkak të furisë së zjarrit, i gjithë restoranti është shkrumbuar. Pronarët thonë se zjarrfikësit ishin me vonesë çka bëri që ata vetë të angazhoheshin për të shuar zjarrin.

Për të shmangur rrezikun, u bë evakuimi i dhjetëra turistëve që ishin akomoduar në bujtinën pranë restorantit.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa po hetohet për të parë nëse flakët kanë qenë të qëllimshme, apo është bërë shkak ndonjë pakujdesi. Kjo ngjarje vjen në një moment të vështirë për një pjesë të banorëve të zonës të cilët po përballen me aksionin e IKMT për prishjen e strukturave pa leje të ngritura prej tyre. Ditën e djeshme ata u ngritën në protesë duke pretenduar se edhe vetë kryeministri Edi Rama u kishte premtuar se do të rishikoheshin të gjitha ndërtimet e bëra, ndërsa një pjesë e tyre kërkuan që aksioni të shtyhej deri në përfundim të sezonit pasi shumë turistë kishin prenotuar. Versus.al

Poll