Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Burime nga policia thanë se eksplozivi ka shpërthyer në një banesë të pabanuar.
Policia është njoftuar nga qytetarët për shpërthimin dhe po shkon në vendin e ngjarjes.
Deri më tani dyshohet se ka vetëm dëme materiale, por po bëhen verifikime.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën "Robert Naci", në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







