AKTUALITET /

Shpërthim me tritol në Lezhë! Lënda plasëse u vendos në banesën e braktisur prej 20 vitesh

Shkruar nga Versus
Shpërthim me tritol në Lezhë! Lënda plasëse u vendos
Foto ilustruese

Lezhë- Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm në portën e jashtme të një banese në fshatin Rrilë.

Policia njofton se lënda plasëse shpërtheu në banesën në pronësi të T.Ç i cili banon në Itali. Prej më shumë se 20 vitesh, në këtë shtëpi, nuk banonte njeri. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Versus.al

Poll