Mbrëmja e 7 qershorit solli një përballje të shumëpritur në “Arenën Kombëtare”, ku Shqipëria dhe Serbia u ndanë pa gola, në një ndeshje me intensitet të lartë në fushë dhe emocione të zjarrta në tribuna. Por, për fat të keq, jo gjithçka mbeti brenda kufijve të lojës.
Policia e Tiranës ndërhyri për të menaxhuar disa incidente të shënuara gjatë dhe pas ndeshjes. Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 arrestuan në flagrancë dy shtetas, D. I., 31 vjeç dhe J. Ll., 29 vjeç, për prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për hedhje të sendeve të forta në fushë.
Ndërkohë, edhe 10 persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për të njëjtat vepra.







