AKTUALITET /

Shtyhet mes debateve me tone të larta mbledhja e KLP! Anëtarët përplasen për mandatin e Alfred Ballës

Mbledhja e KLP-së për ndërprerjen e mandatit të Alfred Ballës është shtyrë pas debateve me tone të larta mes anëtarëve.

Shkruar nga Versus
Shtyhet mes debateve me tone të larta mbledhja e KLP! Anëtarët
Mbledhja e KLP

Është shoqëruar me debate të shumta mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku do të vendoset “fati” i drejtuesit të institucionit, Alfred Balla i cili u përjashtua nga KPA me 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Anëtarët e Këshillit janë përplasur mbi veprimet që duhet të ndërmarrë institucioni në këtë situatë. Anëtarja Nurihan Seiti u shpreh se Alfred Balla është kryetar i KLP deri në momentin që vendimi për përjashtimin e tij me 15 vite, të futet në fletoren zyrtare. Ndërsa u shpreh se nëse votohet në KLP për ndërprerjen e mandatit të Ballës, duhet që nënkryetari Tartar Bazaj të përjashtohej sepse sipas saj është në konflikt interesi.

“Vendimi futet në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Deri në këto momente Balla është dhe duhet të jetë në detyrë. Duke patur konflikt interesi ka nisur email ku kërkon përjashtimin gjatë diskutimit të zv.kryetarit të KLP. Alfred Balla, Bazaj, u ka mbaruar mandati më 19 dhjetor 2023, ky përfundim i mandatit është me vendim të Këshillit që e ka kërkuar Kuvendi. Për mua as Balla as Bazaj s’duhej të ishin kryetar e zv.kryetar kur u ka mbaruar mandati. Sot jemi mbledhur për diskutimin e vendimit të KPA pasi e thirri kryetari. Ne në krye kemi Alfred Ballën, mandatin e ndërpret sipas Kushtetutës vetëm KLP. Në rend dite sot është përjashtimi i nënkryetarit dhe e dyta është anëtarët e komisionit të buxhetit dhe strategjisë janë mbledhur sipas kërkesës së kryetarit të KLP dhe kanë një realacion për t’ia paraqitur këshillit, medias”- u shpreh mes të tjerash Seiti e cila u përfshi në një debat me anëtarin Sokol Stojani i cili e quajti “zëdhënëse të Alfred Ballës”.

Në agumentin e dhënë, Stojani tha se Alfred Balla që pas vendimit që KPA mori ndaj tij për përjashtim nga sistemi i drejtësisë me 15 vite, nuk mund të ushtronte detyrën e tij. Ndërsa tha se nëse Balla mendon ndryshe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, mund ta çojë çështjen në gjykatën e Strasburgut.

“Për mua që nga data 21 nuk mund të ushtronte funksionin, pavarësisht tentativa të tij, të paktën sot mbajti një qëndrim që duhej mbajtur, të tërhiqej. Çdo pretendim që ka për vendimin e KPA, ka vetëm një mundësi sipas Kushtetutës, Gjykata e Strasburgut. Vetëm atje mund të orientohet. Tentativat jo më ka mbaruar mandati, jo s’më ka mbaruar. Hygo thotë, është e lehtë të jesh njeri i mirë, e vështirë të jesh i drejtë. Mënyra se si tentohet të kalohet kjo mbledhje...duhej të ishte mbledhje rutinë. Kushtetuta thotë që duhet ekzekutuar menjëherë vendimi dhe çdo pretendim shkon në Strasburg. Ky njeri për sa kohë është ndaluar të ushtrojë funksionet, nuk mund t’i ushtrojë. Sot ai po të ishte qytetar i mirë, Kuvendi apo kushdo autoritet tjetër s’mund ta caktonte në këtë detyrë, atëherë si mund ta mbajmë në detyrë. Vendimi i KPA nuk vuhet në diskutim. Kemi kufijtë tanë, Kushtetuta parashikon këto gjëra. Ky mandat duhet të ndërpritet”- tha Sotjani.

Ndaj këtij të fundit u kundërpërgjigj sërish Seiti e cila e akuzoi për nxitim për të hequr Alfred Ballën nga posti i kreut të KLP.

 

Poll