Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Zona Zero” foli për dhunën në Big Brother Vip4 të ndodhur pak ditë më parë, ku Jozi goditi Gjestin me shuplakë.
Për shkak se ky veprim duket se ka sjellë përçarje të madhe në rrjetet sociale, mes shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë, Topi tha se niveli kulturor i shoqërisë është në gjendje shumë të rëndë.
Sipas tij, shërbimet sekrete serbe po i fryjnë kësaj përçarje nëpërmjet pagesave për profile fallco që hapen në rrjete sociale dhe komentojnë kundër bashkësisë shqiptare në Shqipëri e Kosovë.
“Unë nuk dëshiroj të futem në trajtimin e nivelit kulturor në shoqëri dhe specifikisht te brezi i ri. Edhe në portale, duket sikur janë shumë, por janë në fakt pak njerëz me emra të çuditshëm, dhe profesionstë. Niveli i shoqërisë është i rëndë, dhe kam bindjen se niveli i mesëm nuk do i frynte kësaj përçarjeje. Por janë falanga, janë falanga që paguhen nga kjo punë. Janë shërbime sekrete. Sot lufta bëhet në inteligjencë. Për turpin e tyre, kemi parë edhe shqiptarë, që flasin shqip, në këto shërbime sekrete”, tha Bamir Topi. Versus.al








