AKTUALITET /

"Si shiu që bie në shkretëtirë", Ylli Gurra: Muaji i Ramazanit, kujtesë e rrugës drejt Zotit

Shkruar nga Versus

"Si shiu që bie në shkretëtirë", Ylli Gurra: Muaji

Në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra foli në Report Tv mbi rëndësinë që ka ky muaj për të gjithë besimtarët myslimanë. 

Gurra u shpreh se njeriu për nga natyra është mëkatar dhe ka nevojë që të gjejë rrugën për te Zoti, adhurimi i të cilit sipas tij, është edhe qëllimi kryesor i jetës.

“Feja në vetvete është këshillë dhe kujtesë. Njeriu në natyrën e vet e ka të nevojshme kujtesën për atë se cilat janë rrugët më shkurtra për te Zoti. Dhe një nga kohët më të përshtatshme, më të volitshme dhe më të pranuara është muaji i Ramazanit, i cili starton nesër. Sot ka qenë dita e parë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ndërkohë që shumica e vendeve myslimane e kanë nesër. Ramazan në kuptimin gramatikor, është momenti i atij shiut që bie në shkretëtirë, që ka qenë shumë i rrallë në ato vende dhe lan apo pastron të gjitha pluhurat e rrugëve. Dhe kjo vjen në jetën e besimtarit apo besimtares si një kohë që i duhet që shërben për largimin e shumë gabimeve dhe gjynaheve që ndodhin në mënyrë të vetëdishme apo të pavetëdijshme. Çdo bir i Ademit është gabimtar në një kohë apo në një mënyrë të vetën dhe e ka të obligueshme drejtimin te Zoti”, u shpreh mes të tjerash Gurra. Versus.al

 

Poll