Analisti Ilir Demaliaj ka reaguar pas incidentit fizik me kryetarin e Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, që është bërë viral në rrjetet sociale. Në një video të shpërndarë gjerësisht, Demaliaj shihet teksa tenton të godasë Gjuzin, ndërsa një grua që përpiqet t’i ndajë, shtyhet dhe bie në tokë.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Demaliaj shpjegoi se përplasja nisi pas një replike të Gjuzit, e cila tensionoi situatën.
“Gjuzi më tha ‘ulu këtu’. I thashë ‘unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar për mua?’ U acarua biseda, dhe nuk dua ta komentoj më tej,” – tha Demaliaj.
Ai pranoi se nuk ndihet mirë për atë që ndodhi dhe distancohet nga çdo akt dhune:
“Nuk është ndonjë video për t’u krenuar. Jam kundër dhunës. Nuk kemi pasur më komunikim pas incidentit. Kam marrë shumë telefonata dhe mesazhe, por dua ta mbyll këtë çështje.”
Demaliaj shtoi se pavarësisht provokimeve të mëparshme nga Gjuzi në rrjete sociale, ai nuk kishte reaguar dhe nuk kishte ndërmend të ecnin drejt një përplasjeje të tillë.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë pasojë ligjore për incidentin. /Versus.al/








