AKTUALITET /

"S'jam zyrtar i lartë", Alqi Bllako kërkon pafajësi, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim

SPAK kërkon që vendimi për Bllakon të mbetet në fuqi me argumentin se gjatë kohës që ka kryer shkeljet, ka qenë zyrtar i lartë.

Shkruar nga Versus

"S'jam zyrtar i lartë", Alqi Bllako kërkon

Gjykata e Posaçme e Apelit ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor dhe është tërhequr për vendim në një datë tjetër mbi kërkesën e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako që u dënua për aferën e inceneratorit të Tiranës me 4 vite burg.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm avokatët e Bllakos, si dhe vetë ky i fundit, i cili kërkoi pafajësi me argumentin se posti i tij nuk futet tek zyrtarët e lartë dhe nuk mund të ngrihet akuzë e tillë.

Por, SPAK i kërkoi shkallës së dytë të gjyqësorit që të qëndrojë në fuqi vendimi i GJKKO, sepse Alqi Bllako është funksionar i lartë.

Pasi togat e zeza dëgjuan pretendimet e prokurorëve dhe kërkesën e avokatëve të Bllakos, caktuan datën 23 korrik për të shpallur vendimin për ish deputetin socialist.

Bllako u dënua nga Gjykata e Posaccme Antikorrupsion në 11 mars të këtij viti me 4 vite burg, dënim i cili zbriti në 2 vite e 8 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar. Ai u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv” në dy raste.

Ish deputeti është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit ccështja është rikthyer për rigjykim nga Apeli në shkallë të parë.

 

Poll