AKTUALITET /

Skandal në QSUT! Pacientja me serum në dorë e shtrirë në karriget e korridorit! 'Modeli europian' i ministres së shëndetësisë Sala

SKANDAL i radhës në QSUT: një nënë me serum shtrirë në karriget e ftohta të korridorit të Urgjencës – pa shtrat, pa dhomë, pa dinjitet. Ndërsa Evis Sala premton masterplan modernizimi dhe “infrastrukturë model” për 2026, realiteti tregon mungesë energjie në reanimacion dhe kaos të përditshëm. Ku shkojnë miliardat e buxhetit?

Shkruar nga Versus
Skandal në QSUT! Pacientja me serum në dorë e shtrirë
Foto e publikuar nga deputetja e PD-së

Në Urgjencën e QSUT-së, një nga spitaleve më të rëndësishme të vendit, pacientët vazhdojnë të trajtohen në kushte çnjerëzore, me pamje të reja që shpërndahen në rrjete sociale duke treguar shtretër të mbingarkuar, mungesë hapësire dhe mungesë bazike të infrastrukturës.

Incidentet e fundit, si ikja e energjisë elektrike në Reanimacionin Qendror muaj më parë, ku pacientët në gjendje kritike u transferuan me urgjencë në korridore për shkak të dështimit të sistemit elektrik, kanë nxjerrë në pah një krizë të vazhdueshme: mungesë dritash, aparaturash në gjendje skandaloze dhe pamundësi për të garantuar sigurinë minimale.​

 Denoncimet e përsëritura flasin për një QSUT ku mungesa e burimeve e ka kthyer korridorin në “njësi kujdesi intensiv” de facto, me pacientë të shtrirë për orë të tëra në karrige, ndërsa stafi mjekësor lufton me mjetet e pamjaftueshme.

Një prej tyre është dhe denoncimi i deputetës së Partisë Demokratike Albana Voksi e cila ka publikuar një foto ku një qytetare shihet me serum në dorë e shtrirë në korridoret e Urgjencës , pa një shtrat, pa një dhomë, pa dinjitetin minimal që i takon çdo pacienti. 

Kjo situatë vjen në një kohë kur QSUT mbetet pika kryesore e referimit për urgjencat në të gjithë vendin, duke e bërë çdo dështim një rrezik direkt për jetët njerëzore.

Nga ana tjetër, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala ka prezantuar një seri premtimesh bombastike për transformimin e QSUT-së.

Në një vizitë në QSUNT më 12 dhjetor 2025, Sala foli për sallat e reja të kimioterapisë ditore me kapacitete të rritura, receta elektronike dhe dosje elektronike të pacientëve për të përmirësuar trajtimin.

Ajo premtoi vazhdim të masterplanit të modernizimit, duke përmendur përfundimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë, Pediatrisë, Psikiatrisë, si dhe investime në Pediatrinë Infektive dhe Djegie-Plastikë për vitin 2026.​

Në prezantimin e saj në QSUT më 19 shtator 2025, Sala foli për një “inteligjencë artificiale” në shëndetësi dhe infrastrukturë model, duke theksuar rritjen e buxhetit të shëndetësisë, pagat për mjekët dhe njohjen e vjetërsisë së punës ndërkohë pacientët nuk marrin shërbimin më elimentar në spitale. /Versus.al

Tags:

qsut

Poll