AKTUALITET /

Skema 1.2 mln euro në Bankers/ Skrapi i shtetit u shit për rrogën 600 mijë € të Leonidha Çobos

Me vendimin e gjykatës në dorë dhe urdhrin përkatës të ekzekutimit, zoti Çobo kontraktoi një zyrë përmbarimore për të mbledhur borxhin nga Bankers. Zyra e quajtur Private Enforcement Group tentoi të gjejë para të Bankers në bankat shqiptare, por pa sukses.

Shkruar nga Versus

Skema 1.2 mln euro në Bankers/ Skrapi i shtetit u shit për rrogën

Në 13 dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier urdhëroi kompaninë Bankers Petroleum që t'i paguante rreth 600 mijë dollarë paga, ish drejtorit të saj Leonidha Çobo për largimin e tij nga puna.

Me vendimin e gjykatës në dorë dhe urdhrin përkatës të ekzekutimit, zoti Çobo kontraktoi një zyrë përmbarimore për të mbledhur borxhin nga Bankers. Zyra e quajtur Private Enforcement Group tentoi të gjejë para të Bankers në bankat shqiptare, por pa sukses.

Kompania kineze që shfrytëzon naftën shqiptare prej vitesh nuk ka asnjë llogari aktive në Shqipëri, me qëllim që të mos i ekzekutojnë dot borxhet e shumta që ka akumuluar ndaj kreditorëve privat, por edhe detyrimet ndaj shtetit. Për pagesat e domosdoshme që duhet të kryente brenda vendit, Bankers së bashku me bankën Raifeisen kishin nritur një skemë kriminale, përmes një overdrafti, që sipas ligjit nuk mund të ekzekutohej nga kreditorët.

Të gjendur para këtij fakti, përmbaruesit gjetën një metodë tjetër për të marrë paratë e klientit të tyre; bllokuan skrapin në fushën e Patos Marinzës. Por kishte një problem. Skrapi nuk ishte i Bankers, pasi sipas marrëveshjes koncesionare çdo aset në fushë është pronë e shtetit.

Vjedhje e pasurisë publike me forcë
Pasi përmbaruesit bllokuan skrapin e shtetit për ta shitur me qëllim që të merrnin paratë, që Bankers duhet t'i paguante ish drejtorit të saj, dikush lajmëroi institucionet. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nisi një shkresë zyrtare në drejtim të Bankers Petroleum dhe zyrës së përmbarimit, ku i parlajmëronte se skrapi ishte pronë e shtetit dhe të drejtat e pronësisë së shtetit shqiptar nuk mund të cënoheshin për të shlyer borxhet e kompanisë.

Skema 1.2 mln euro në Bankers/ Skrapi i shtetit u shit për rrogën
Shkresa e AKBN

"Në nenin 11.1.1 të Marrëveshjes Hidrokarbure parashikohet se asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat janë krijuar në këtë liçencë marrëveshje dhe marrëveshje hidrokarbure, bëhen pronë e AKBN pas përfundimit të marrëveshjes hidrokarbure, mbylljes së saj, ose në momentin e mbulimit të tyre si kosto hidrokarbure," shkruhet në shkresën që AKBN i nisi Bankersit dhe zyrës së përmbarimit.

Skema 1.2 mln euro në Bankers/ Skrapi i shtetit u shit për rrogën

Në fund të shkresës AKBN e paralajmëron edhe më shprehimisht përmbaruesin që të mos ekzekutojë detyrimet e Bankers ndaj klientit të tij duke shitur skrapin, që është pasuri e shtetit.

"Pjesa e aseteve që i është dhënë në përdorim kompanisë Bankers Petroleum është pronë e shtetit shqiptar dhe si e tillë nuk mund t'i nënshtrohet procedurave përmbarimore me qëllim shlyerjen e detyrimeve, që kjo kompani u ka kreditorëve të saj" thuhet në shkresën e AKBN.

Shkresa që AKBN i nisi kompanisë kineze dhe përmbaruesit mban datën 7 prill të vitit të kaluar. Por përmbaruesit nuk e vunë ujin në zjarr hiç edhe pse u paralajmëruan zyrtarisht se po shisnin pasurinë e shtetit për të mbledhur borxhet e një kompanie private.

Dy javë pasi u paralajmëruar nga AKB, përmbaruesi zhvilloi ankandin për shitjen e skrapit. Vetë ankandi është një histori tjetër e madhe vjedhje.

Vjedhje me bekimin e drejtuesve të Bankers

Ndonëse u paralajmërua zyrtarisht nga AKBN të mos e shiste skrapin, përmbaruesi i kontraktuar nga Leonidha Çobo e shpalli ankandin. Në përfundim të tij, skrapi iu shit kompanisë Shkëlqimi 07, kompanisë në pronësi të ish kryetarit të bashkisë së Ballshit, Shkëlqim Kapllanaj. Dhe skrapi i shtetit u shit për një copë bukë.

Skema 1.2 mln euro në Bankers/ Skrapi i shtetit u shit për rrogën

Shkëlqimi 07 e bleu skrapin me një çmim sa gjysma e çmimit të këtij produkti në treg. Vlera totale e skrapit që mori kjo kompani ishte 1.2 milionë euro. Por ajo i pagoi përmbaruesit vetëm 600 mijë euro, aq sa borxhi që Bankers duhet t'i paguante Leonidha Çobos.

Dy burime të mirëinformuara për çështjen dhe të pavarura nga njëri tjetri i thanë Kapitalit se shitja e skrapit me atë çmim u bë me bekimin e drejtuesve të kompanisë. Fundja Bankers ishte më e fituara nga kjo vjedhje. Pagoi borxhet e veta duke shitur pasurinë e shtetit.

Dhe kjo është vetëm një nga rastet e pafundme se si shqiptarët janë vjedhur brutalisht në Patos-Marinzë. Edhe pse në këta rast, vjedhja ka qenë haptazi dhe duke e ulur në gjunjë shtetin dhe ligjin./Kapitali.al

 

Poll