
Jamarbër Malltezi dhëndri i Sali Berishës i cili është marrë i pandehur për aferën ‘Partizani’ u paraqit në seancën e sotme gjyqësore që shënon nisjen e gjykimit në themel për dosjen me 5 të pandehur.
Teksa paraqiti para mediave të gjitha pretendimet e tij mbi truallin për të cilin akuzohet se e ka privatizuar në mënyrë të paligjshme në bashkëpunim me ish-kryeministrin Sali Berisha, Malltezi tha se SPAK nuk guxon të thërrasë si dëshmitar kryeministrin Edi Rama i cili asokohe ka qenë kryebashkiak i Tiranës dhe ka 8 firma.
“Ndryshimin e destinacionit e bëri Edi Rama, kjo për SPAK-un sjell heshtje totale. Edi Rama për SPAK-un është bërë si Voldemorti, ai që nuk duhet t’i përmendet emri. Në seancë duhet të jetë edhe Edi Rama. Por SPAK nuk guxon ta thërrasë as si dëshmitar Edi Ramën, nuk guxon t’i përmendë emrin. Edi Rama ka 8 firma në këtë procedurë, Berisha nuk ka asnjë”- deklaroi Malltezi. Versus.al







