AKTUALITET /

Sot luhet ndeshja me Andorrën! Nga ora 15:00, bllokohen disa rrugë në Tiranë

Shkruar nga Versus

Sot luhet ndeshja me Andorrën! Nga ora 15:00, bllokohen disa rrugë

Policia e Shtetit ka përgatitur një plan masash me qëllim kryesor garantimin e rëndit dhe të sigurisë publike para dhe pas ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Andorrës.

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e botërorit 2026 do të luhet në “Arenën Kombëtare”, njohur ndryshe me emrin “Air Albania”. Në masat e ndërmarra nga policia, rol kryesor luan bllokimi i disa rrugëve pranë stadiumit, që prej orës 15:00.

Rrugët që do të bllokohen:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së

Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së

Rruga “Themistokli Germenji”

Rruga “Gjergj Filipi”

Rruga “ Lekë Dukagjini”, nga  ish-Garda e Republikës deri te stadiumi

Rruga “Faik Konica”

Rruga “Skerdilajd Llagami”

Gjithashtu është dhënë paralajmërimi për tifozët se në rast shkeljesh, apo hedhje të sendeve të forta në fushë, rrezikojnë nga gjobë e deri burg. Futja e tyre në stadium do të nisë prej orës 18:00.

Kjo është ndeshja e dytë e kualifikueseve të botërorit, ndërsa ajo e para u luajt në Uembley të Anglisë më 21 mars, ku Kombëtarja Shqiptare u mposht me rezultatin 2:0. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: