AKTUALITET /

Sot ndeshja miqësore me Izraelin, policia bllokon nga ora 16:00 "Dëshmorët e Kombit" dhe disa rrugë të tjera

Shkruar nga Versus

Sot ndeshja miqësore me Izraelin, policia bllokon nga ora 16:00

Sot Kombëtarja Shqiptare përballet në ndeshje miqësore me Izraelin në “Air Albania” në orën 20:00. Policia e Shtetit ka njoftuar marrjen e disa masave për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje duke bërë me dije se duke nisur nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të jenë të bllokuara disa rrugë, mes të cilave edhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Qindra policie janë angazhuar për të shmangur çdo lloj incidenti, ndërsa tifozëve u bëhet thirrje që të jenë në stadium që në orën 18:00 për shkak të fluksit të madh.

Rrugët që do të jenë të bllokuara, duke filluar nga ora 16:00, datë 03.06.2026, deri në përfundim të ndeshjes: 

•Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food “Laguna”, pranë urës së ish-hotel Dajtit;

•Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

•Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

•Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

•Rruga “Themistokli Gërmenji”, në fillim të rrugës;

•Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

•Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, korridor hyrjeje për në parkimin e caktuar vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;

•Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

•Te sheshi “Ëillson”, devijohet lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.

-Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve.

Ajo çfarë bie në sy është bllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku sot pritet të mbahet protesta e 4 radhazi e qytetarëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndalimin e projekteve në Zvërnec e Rrjoll. Versus.al

Poll