Sot rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen testit të maturës në lëndën e matematikës. Ky është provimi i tretë që maturantët do të zhvillojnë ndërsa i fundit është më datë 24 qershor ku do të zhvillojnë lëndën me zgjedhje.
Provimi nis në orën 10:00 me kohëzgjatje 2 orë e 30 minuta. Rreth 70% e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera që monitorojnë procesin e maturës shtetërore. Provimi zhvillohet në salla të mëdha.
Në dy provimet e mëhershme, atë të gjuhës së huaj dhe të Gjuhës Shqipe e Letërsisë, teza e provimit u publikua në rrjetet sociale 30 minuta pas nisjes së provimit. Në të dyja herët, ministria e Arsimit reagoi duke thënë se kjo gjë nuk e cënon integritetin e procesit të provimit. Versus.al







