AKTUALITET /

SPAK dhe BKH në Elbasan, analizohen pamje filmike dhe komunikime elektronike! Dyshohet për krim zgjedhor

Shkruar nga Versus

SPAK dhe BKH në Elbasan, analizohen pamje filmike dhe komunikime

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po kryejnë analizimin e disa pamjeve filmike në Elbasan në kuadër të hetimeve për krimet zgjedhore.

Që prej ditës së djeshme, agjentët kanë zbarkuar në disa vendndodhje dhe bëhet me dije se kemi të bëjmë me hetime të fazës parazgjedhore për të cilat po mblidhen dëshmi dhe prova.

Grupet hetimore po analizojnë komunikimet elektronike, ndërsa SPAK ka paralajmëruar ndjekje penale nëse është cënuar vota e qytetarëve. Deri më tani nuk ka persona të ndaluar apo të shoqëruar në komisariat.

Gjatë gjithë fushatës, PD ka denoncuar për krime zgjedhore në qarqe të ndryshme, ndërsa në Elbasan, Berisha deklaronte se vetë i shumëkërkuari Suel Çela është angazhuar me kërkesë të kryeministrit Edi Rama për të mbledhur vota për kandidaten e listës së hapur Sara Mile, e cila në fakt ishte edhe “fenomeni” i këtyre zgjedhjeve duke marrë mbi 18 mijë vota, edhe pse konsiderohej një person “anonym”. Versus.al

Poll