
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për pushimin e hetimeve ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri.
Sipas SPAK, duhej që një prej episodeve penale për “shkelje të barazisë në tendera” të pushohej. Megjithatë, një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga gjykata e cila ka vlerësuar se dosja duhet të kthehet për hetime të mëtejshme.
SPAK-ut i jepen 45 ditë kohë për të kryer një akt-ekspertim dhe për të plotësuar hetimet lidhur me çështjen. Versus.al

